Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»UP “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar aktivitetin “Tailored Booster Week for Startups and SMEs” në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit
Lajme Lokale

UP “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar aktivitetin “Tailored Booster Week for Startups and SMEs” në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit

adminBy adminMay 5, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti Publik (UP), “Kadri Zeka” në Gjilan ka nisur aktivitetin ndërkombëtar “Tailored Booster Week for Startups and SMEs”, i cili organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Lucernit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve – Business nga Zvicra.

Qëllimi i këtij organizimi është mbështetja e zhvillimit të sipërmarrjes, nxitja e inovacionit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar mes studentëve, bizneseve lokale dhe ekspertëve zviceranë.

Hapja zyrtare e kësaj jave u bë nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, përfshirë Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, përfaqësues të Universitetit të Lucernit, si dhe përfaqësues të institucioneve akademike vendore.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori Pof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke thënë se “Java Tailored Booster për Startups dhe SMEs” nuk është thjesht një projekt, por është një pasqyrim i qartë i urave të forta që kemi ndërtuar me kalimin e kohës me institucionet zvicerane, veçanërisht me Universitetin e Lucernit. Kjo nismë paraqet një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e njohurive, inovacionin dhe forcimin e shpirtit sipërmarrës mes studentëve tanë dhe ekosistemit vendas.

Rektori shtoi më tej se: “ Një bashkëpunim i tillë është thelbësor për zhvillimin e komunitetit tonë akademik. Kontribuon në rritjen profesionale të stafit, modernizimin e kurrikulave, krijimin e programeve të përbashkëta dhe, mbi të gjitha, i afron studentët tanë me sfidat e botës reale dhe praktikat ndërkombëtare”.

Rektori Dërmaku shprehu mirënjohjen e tij për profesorin René Zeier për vizionin dhe përkushtimin e treguar ndaj kësaj nisme, si dhe falënderoi të gjithë përfaqësuesit zviceranë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e arsimit. Po ashtu, ai vlerësoi znj. Arta Jahja Istrefi, ish-anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit, ideja e së cilës hodhi themelet për këtë bashkëpunim.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në fushën e arsimit dhe inovacionit. “Zvicra beson fuqishëm në ndërtimin e kapaciteteve lokale dhe promovimin e arsimit cilësor si çelës për zhvillim të qëndrueshëm. Kjo iniciativë nuk është thjesht një aktivitet ndëruniversitar, por një urë konkrete bashkëpunimi mes të rinjve të Kosovës dhe ekspertizës zvicerane. Këtu shohim përkushtimin e të dyja palëve për të ndërtuar të ardhmen përmes dijes, inovacionit dhe sipërmarrjes.”

Ai shtoi gjithashtu tha se  është inkurajuese të shohësh se sa seriozisht universitetet në Kosovë po i qasen modernizimit dhe lidhjes me ekonominë reale. Zvicra do të vazhdojë të mbështesë këtë lloj bashkëpunimi në frymën e respektit të ndërsjellë dhe partneritetit të barabartë.

Ndërsa udhëheqësi i javës së studimit, Prof. Dr. René Zeier nga Universiteti i Lucernit, u shpreh se është frymëzuese të punosh me të rinj që kanë ide, pasion dhe kurajo për të ndërtuar diçka të re. Kjo javë nuk ka të bëjë vetëm me mësimdhënie, por është bashkë-krijim. E kemi konceptuar si një laborator të gjallë ku studentët dhe bizneset punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje konkrete për sfidat lokale.

Ai e vlerësoi lart bashkëpunimin me UKZ-në, duke thënë se: “Partneriteti me Universitetin Publik “Kadri Zeka” është një dëshmi e besimit dhe respektit të ndërsjellë që kemi ndërtuar ndër vite, andaj  jemi krenarë që jemi pjesë e këtij zhvillimi dhe mezi presim të shohim frytet që kjo javë do të sjellë,” ka thënë  pos tjerash profesori  René Zeier.

Në kuadër të këtij organizimi të cilin e koordinon Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte e UKZ-së, profesoresha e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ Lindita Nebiu Hyseni ka dhuruar nga një kopje të monografisë së saj profesorëve të Universitetit të Lucernit dhe dhjetë kopje për bibliotekën e UKZ-së, duke siguruar qasje të hapur për studentët në këtë burim të vlefshëm akademik.

Ndryshe, gjatë kësaj jave, deri më 10 maj, do të organizohen aktivitete që përfshijnë studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, biznese lokale dhe ekspertë ndërkombëtarë për të mbështetur start-up-et dhe sipërmarrësit e rinj. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë në grupe, të zhvillojnë plane biznesi dhe të ndajnë përvojat e tyre me ekspertë të fushës.

Ngjarja do të përfshijë gjithashtu fjalime nga personalitete të njohura të ekosistemit ndërmarrës në Kosovë dhe Zvicër, punë praktike në terren, kërkime dhe prezantime të projekteve për biznese lokale. Kjo iniciativë synon të afrojë universitetin me industrinë dhe të krijojë lidhje të qëndrueshme mes botës akademike dhe asaj të biznesit, duke sjellë përfitime konkrete për komunitetin vendor dhe ndërkombëtar.

Pjesëmarrësit janë të ftuar të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar rrjetin e tyre profesional dhe për të fituar njohuri të vlefshme mbi sfidat dhe mundësitë që ofron sektori i start-up-eve dhe SME-ve në një kontekst ndërkombëtar./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica

May 23, 2026

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026

Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final

May 20, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.