Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon një person dhe ngre gjashtë aktakuza ndaj tetë të tjerëve

April 30, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale

April 29, 2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon një person dhe ngre gjashtë aktakuza ndaj tetë të tjerëve
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale
  • Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan
  • Realizohet urdhëresa e Gjykatës për arrestimin e një personi në Viti
  • Kanosje në Kamenicë, arrestohet i dyshuari
  • Huruglica: Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillimin lokal
  • Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë
  • Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim takon komandantin e Stacionit Policor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në takimin Kick-off të projektit ndërkombëtar CoVE STEM Europe
Lajme Lokale

UP “Kadri Zeka” pjesëmarrës në takimin Kick-off të projektit ndërkombëtar CoVE STEM Europe

adminBy adminApril 22, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në kuadër të përkushtimit për avancimin e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim dhe kërkim shkencor, është mbajtur takimi Kick-off i projektit të ri ndërkombëtar CoVE STEM Europe.

Ky projekt synon ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm evropian të qendrave të kompetencës në STEM dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, arsimit profesional dhe industrisë në vende të ndryshme evropiane.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, si partner i këtij projekti të rëndësishëm, ishte i përfaqësuar në këtë takim nga Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative, Minire Rexhepi, Udhëheqëse e Zyrës për Komunikim me Publikun, Hidajete Jashari, Zyrtare Certifikuese, Rrezart Rexhepi, Zyrtar Administrator i Bazës së të Dhënave dhe Sistemeve, si dhe partneri i UKZ-së Gëzim Selimi nga Kompania Calabria.

Gjatë këtij takimi fillestar, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me projektin, objektivat dhe përmbajtjen e tij, duke diskutuar pyetjet fillestare që lidhen me konceptin, sfidat dhe pritshmëritë nga secili partner. Një rëndësi e veçantë iu kushtua shqyrtimit të strukturës së projektit dhe ndarjes së përgjegjësive për liderët e pakove të punës, të cilët do të përgatisin aktivitetet për takimin e radhës. Po ashtu, u diskutuan më hollësisht objektivat, aktivitetet dhe strategjitë kryesore të projektit, si dhe vendosjen e kalendarit të detajuar të punës.

CoVE STEM Europe është një projekt që bashkon institucione partnere nga Kosova, Holanda, Turqia, Suedia, Gjermania dhe Italia, të cilat përmes këtij bashkëpunimi synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe aftësimit profesional në STEM, të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira, si dhe të zhvillojnë kompetenca të përbashkëta që përputhen me nevojat e tregut të punës evropian.

Në takim u theksua rëndësia e ndërtimit të një ekipi të fortë, bashkëpunues dhe të përkushtuar, duke zhvilluar aktivitete që ndihmojnë në krijimin e një fryme të hapur bashkëpunimi dhe koordinimi efikas gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Për Universitetin Publik “Kadri Zeka”, pjesëmarrja dhe partneriteti në këtë projekt paraqet një mundësi të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të rritur prezencën në projektet evropiane dhe për të kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve të stafit akademik, studentëve dhe institucionit në tërësi. Përmes këtij projekti, UKZ synon të përfitojë qasje në rrjete evropiane të ekspertizës në STEM, të marrë pjesë në shkëmbime ndërkombëtare dhe të avancojë kualitetin e arsimit dhe kërkimit shkencor në Kosovë dhe më gjerë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026

Huruglica: Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për zhvillimin lokal

April 29, 2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim takon komandantin e Stacionit Policor

April 28, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon një person dhe ngre gjashtë aktakuza ndaj tetë të tjerëve

By adminApril 30, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar për një ndalim dhe disa aktakuza të reja…

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale

April 29, 2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026

Realizohet urdhëresa e Gjykatës për arrestimin e një personi në Viti

April 29, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon një person dhe ngre gjashtë aktakuza ndaj tetë të tjerëve

April 30, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza për vepra të ndryshme penale

April 29, 2026

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

April 29, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.