Ne Komunën e Gjilanit në fillim të muajit prill kanë mbretëruar temperatura të ulta, sidomos gjatë ditëve (e hëne dhe e marte datë 07 dhe 08.04.2025) , ku temperaturat kanë qenë shumë të ulta .
Gjatë natës së datës 7 prill dhe mëngjesit të hershëm të datës 8 prill temperaturat kane qenë deri – 6 gradë Celsius.
Si pasojë e këtyre temperaturave të ulta janë shkaktuar dëme të mëdha në disa lloje të kulturave pemëtarë siç janë: dardha, kumbulla, vishnja por edhe tek pemët tjera të cilat kanë qenë në fazën plotë të lulëzimit.
Dëmet janë shkaktuar për arsye se periudha e ngricave ka qenë shumë e gjatë sidomos gjatë natës se shtatë (7) prillit dhe mëngjesin e tetë prillit temperaturat kanë shkuar deri në – 6 gradë Celsius , kjo periudhë ekstreme e ngricave ka zgjatur prej orës 03:00 të mëngjesit deri ora 06:00 e mëngjesit kjo kohë mbi tri ore me këto ngrica ekstreme ka ndikuar në dëmtimin e plotë të luleve, sythave, gjetheve por edhe llastarë të rinj të pemëve janë dëmtuar.
Këto ngrica ekstreme të ulta kanë dëmtuar të gjitha kulturat pemëtarë të cilat kane qenë në fazën e lulëzimit
Dëmi nga këto ngrica të hershme pranverore vlerësohet të jetë shumë i madh në shkallë të përqindjes te disa lloje të pemëve deri 90 % kurse kulturën e kumbullës dhe vishnjës e kanë dëmtuar 100 %./GJILANI INFO/





