Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në takim gjyqtaret e reja Bionda Rexhepi dhe Besarta Sejdiu, të cilat sapo janë dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Gjykatës iu uroj mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e ri profesional duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre të plotë për bashkëpunim, njëherit kërkoj nga të njëjtat përkushtim dhe angazhim të lartë në punë.
Gjyqtaret e reja fillimisht do të ndjekin trajnimin një vjeçar në Akademinë e Drejtësisë dhe më pas do të fillojnë punën në Gjykatë.
Gjyqtarët e sapoemëruar janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku me këtë rast janë përzgjedhur njëzet (20) gjyqtarë./GJILANI INFO/


