Në rastin e parë është gjetur dhe sekustruar një pistoletë tek një person, i cili fillimisht është shoqëruar në stacionin policor, e pastaj me vendim të prokurorit është liruar, rast ky që ka shkuar në procedure të rregulltë.
Ndërkaq, në rastin tjetër, personi është shoqëruar në stacionin policor, pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur e sekustruar : Një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, një pistoletë, 179 fishekë, një kuti diabola, dy karikatorë, një këllëf pistolete, dy dorëza pistolete dhe dy leje të armëve me afat të skaduar.
Me vendim të prokurorit edhe ky rast ka shkuar në procedurë të rregulltë./GJILANI INFO/


