Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Komuna e Vitisë mbështet zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla nëpërmjet programit të UNDP-së
Lajme Lokale

Komuna e Vitisë mbështet zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla nëpërmjet programit të UNDP-së

adminBy adminApril 2, 2025Updated:April 2, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), po zbaton dy metodologji ndërkombëtare për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, “Grow Your Business (GYB)” dhe “In Motion”. Bëhet me dije se ky program ka si qëllim përmirësimin e menaxhimit dhe operacioneve të bizneseve lokale, duke ofruar qasje të personalizuar dhe konsulencë të drejtpërdrejtë.

Në kuadër të këtij projekti, deri tani janë përfshirë 20 biznese lokale nga sektorë të ndryshëm. Këto biznese kanë përfituar ndihmë në modernizimin e pajisjeve, përmirësimin e imazhit tregtar dhe trajnime praktike, duke sjellë rezultate konkrete dhe të matshme për komunitetin e biznesit.

Rezultatet e programit “In Motion” në Viti:

  • 12 biznese të përzgjedhura nga sektorë të ndryshëm si bukëpjekje, rrobaqepësi, sallone bukurie, tregti, shërbime dhe prodhim artizanal.
  • Rritje mesatare prej 36% të fitimeve mujore pas ndërhyrjes.
  • Shitje shtesë mujore për të gjitha bizneset: mbi 16,900 euro.
  • 110 orë asistencë teknike të personalizuar, duke përfshirë trajnime në financa, marketing dhe organizim pune.
  • Modernizim i hapësirave dhe regjistrim në platforma dixhitale si Google Maps.
  • Përmirësim i branding-ut dhe strukturës organizative të bizneseve.

Rezultatet e programit “Grow Your Business” (GYB):

  • 8 biznese pjesëmarrëse kanë përfituar 536 orë asistencë teknike dhe trajnime intensive.
  • Rritje prej 25% në shitje dhe 36% përmirësim në praktikat e mira prodhuese (GMP).
  • 17 produkte të reja janë zhvilluar gjatë procesit.
  • 43 punëtorë janë trajnuar në menaxhim, marketing dhe kujdes ndaj klientit.
  • Bizneset kanë marrë pjesë në 11 panaire vendore dhe ndërkombëtare, duke siguruar marrëveshje me kompani zvicerane dhe kontrata eksporti.

Shembuj konkretë suksesi:

  • Bio Ferma Bardhi ka rritur fitimin me 25% pas përmirësimit të pajisjeve dhe paketimit.
  • Te Lisi ka rritur shitjet me 11.5% dhe ka dyfishuar bashkëpunimet B2B.
  • Mycelium Farm ka rritur kapacitetin e prodhimit me 30% dhe ka arritur marrëveshje të reja shpërndarëse.
  • Grasep SHPK ka siguruar marrëveshje eksporti në tregun evropian, duke synuar një rritje të shitjeve me 30%.
  • OP Farm Stublla ka hapur pika të reja shitjeje dhe ka rritur kapacitetin me 233%.

Ky program është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes lokale dhe partnerëve zhvillimorë në mbështetje të forcimit të ekonomisë vendore. Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë dhe fuqizojë ndërmarrjet lokale, duke besuar se zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm përmes mbështetjes direkte dhe fuqizimit të sipërmarrësve./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.