“Gjatë kësaj jave do të fillojnë punimet për realizimin e projektit të ndërtimit të rrugës Kapi-Sfircë / Shahiq-Sfircë, sipas kontratës së miratuar për këtë projekt”, bëhet e ditur përmes njoftimit zyrtar të Komunës së Kamenicës.
Sipas këtij njoftimi thuhet se operatori ekonomik përgjegjës për realizimin e këtyre punimeve do të nisë me piketimin e trasës së rrugës së planifikuar.
“Ky proces është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të punimeve dhe do të përfshijë masa të cilat mund të ndikojnë përkohësisht në lëvizjen e qytetarëve dhe transportin në këtë zone”, thuhet ndër tjerash në njoftim./GJILANI INFO/


