Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës
  • Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro
  • Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person
  • Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta
  • Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme
  • U pensionua infermierja Magbule Islami, pas 38 vite punë
  • Ajshe Damati-Bekteshi pensionohet pas 38 vitesh shërbim
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Ndalen dy persona për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Shendetesi»Shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranvera, si të veproni?
Shendetesi

Shqetësimet psikologjike dhe fizike që sjell pranvera, si të veproni?

adminBy adminMarch 23, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me ardhjen e pranverës, vijnë edhe ditët e bukura me diell, si dhe mundësia e shëtitjeve me njeriun e zemrës apo miqtë gjatë ditëve të pushimit. Por vetëm kaq mund të sjellë kjo stinë? Në fakt, jo vetëm kaq, pasi me fillimin e saj vjen edhe e ashtuquajtura “e keqja e pranverës”, që, përveç alergjive, sjell edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq, ankth dhe agresivitet.

Pra ndërrimi i stinëve na bën të ndihemi jopozitivë. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problematikë që prek në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale, apo në tru”. Vështirësitë më të shumta hasen gjatë periudhës vjeshtë-dimër dhe dimër-pranverë, ndërsa kjo e fundit ka një efekt më shqetësuese te njeriu.

“Bëhet fjalë për shqetësime që në realitet na demonstrojnë se sa të lidhur jemi ne me ritmet e natyrës, më shumë nga se e mendojmë. Nëse në pranverë, bimët janë në tranzicion, praktikisht kështu jemi edhe ne”, – shpjegojnë ekspertët.

Pranvera provokon siklet edhe tek ai 10 për qind i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga polenet dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze.

Ndotja e ajrit padyshim që nuk ndihmon në këtë çështje, përkundrazi e përkeqëson edhe më shumë situatën. Çfarë duhet bërë? Duhet të prisni që organizmi të përshtatet me ndryshimet, por në të njëjtën kohë duhet të viheni në veprim edhe me disa trajtime farmakologjike në bazë të shenjave që keni. Nuk duhet të harroni të bëni edhe ushtrimet sportive, për të forcuar jo vetëm muskujt por edhe mendjen. Një vrap i lehtë në mes të natyrës, ndonjë ushtrim tonifikues dhe një dush i mirë.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Grimcat e imëta të cilat barten nga pemët, bari dhe poleni, janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat të cilët sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve etj.

Shkaktarët e problemeve

Ardhja e pranverës shoqërohet me një rritje pak a shumë graduale të temperaturave që e detyrojnë organizmin, ende të pamësuar, t’i nënshtrohet një pune të madhe në tentativë për të ulur me shpejtësi nxehtësinë që prodhohet nga çdo lloj aktiviteti fizik. Stresi fizik që prek në këtë periudhë një numër të konsiderueshëm personash shpjegohet pikërisht me këtë nevojë të organizmit për të përmirësuar termorregullatorin, në mënyrë që të arrijë të përballojë më mirë luhatjet e temperaturave, tipike për ndërrimin e stinëve. Në kalimin nga dimri në pranverë, fiziku do kohë të mësohet me ritmet e punës që detyrohen nga shtimi i orëve me diell, duke shkaktuar stres dhe lodhje.

Përveç kësaj, me ndërrimin e stinëve, ndryshon dhe mënyra e ushqyerjes, që kalon nga një regjim ushqimor, në përgjithësi i pasur me yndyra dhe ushqime kalorike, në një tjetër të bazuar kryesisht në fruta, perime dhe ujë. Shpeshherë temperaturat më të larta mund të jenë shkaktare të humbjes së oreksit dhe ndjesisë së dobësisë.

Këto janë arsyet që shpesh në ndërrimin e stinëve, sidomos pas daljes nga stina e dimrit për shkak të një ushqimi të njëtrajtshëm, shfaqet deficit vitaminash, që shfaqet me asteni (dobësi e përgjithshme trupore, dhembje muskujsh), diarre, dermatit nga dielli dhe demencë (plogështi, probleme me përqendrimin, kujtesën etj).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Rinovimet e ambulancave në Bresalc dhe Miresh pritet të fillojnë së shpejti

April 8, 2026

Vitia po shënon Ditën Botërore të Shëndetit

April 7, 2026

Pensionohet mjekja gjilanase Dr. Shemsije Hajrizi

March 10, 2026
Mos humbni
Kronikë

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

By adminApril 11, 2026

Java që lamë pas është karakterizuar me një numër të lartë aksidentesh në trafik, duke…

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026

Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta

April 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.