Një rast për falsifikim parash në Gjilan, me vendim të prokurorit ka shkuar në procedure të rregullt, njoftuan sot autoritetet zyrtare policore.
Sipas këtij burimi thuhet se në polici është raportuar se nga një person janë deponuar para të falsifikuara.
“Paratë janë sekuestruar, ndërsa pas intervistimit të personit shtetas i Kosovës, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, konfirmohet nga Policia./GJILANI INFO/


