Policia e vendit, gjithandej Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka gjobitur 2 mijë e 614 drejtues automjetesh për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik si dhe ka konfirmuar shifren prej 51 aksidentesh.
Sipas policisë, njoftohet se 19 prej aksidenteve kanë qenë me lëndime dhe 32 tjerat me dëme materiale.
Ndëkaq për të njejtën periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, 13 janë paraburgosur si dhe një person ështe dërguar pëe vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/


