Pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht një person në Gjilan nga pesë persona, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme, ka njoftuar sot policia.
Policia rastin e ka cilësuar si lëndim të rëndë trupor.
Pas tretmanit mjekësor përsoni i lënduar në këtë ngjarje është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Përderisa personat e dyshuar gjenden në arrati, rasti është nën hetime, thuhet nga autoritetet policore./GJILANI INFO/


