Sot në prag të muajit të shenjt të Ramazanit, janë shpërndaarë 300 pako ushqimore dhe 300 thas miell për 300 familje të komunës së Gjilanit, bëhet e ditur nga Këshilli i Bashkësisë Islame, Dega në Gjilan.
“Kjo ndihmë erdhi falë bashkëpunimit të B.I.K-së dhe drejtorisë së Bereqetit në Prishtinë me shtetin e Arabis Saudite”, thuhet nga autoritetet e KBI në Gjilan.
Përfitues të këtyre ndihmave kanë qenë familjet me jetim, familjet me asistencë sociale, shoqata e veteranëve, familjet e dëshmorëve dhe shoqata e të verbërve.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe SH.H BEREQETI – dega në Gjilan kanë falënderuar donatorët nga Arabia Saudite dhe drejtorin e qendres së BEREQETIT në Prishtinë z. Behxhet Ajvazin.
Donatërët janë falenderuar nga Kryetari i K.B.I së në Gjilan Naim ef Aliu dhe Koordinatori Iljaz ef Mustafa./GJILANI INFO/





