Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e kontrabandës.
Tutje thuhet se gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët e të burgosurve, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike.
Dyshohet se ishte destinuar për ta futur brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan./GJILANI INFO/


