Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026

Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit

May 22, 2026

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm

May 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
  • Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final
  • Kryetari Salihu ka pritur në takim gjyqtarët e ri
  • Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Kamenicë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjashtë persona ndalohen për vjedhje të rëndë, ngriten tetë aktakuza
  • Rexhepi: Administruesit e Testit të Maturës gjatë procesit të sigurojnë rend dhe disiplinë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
Lajme Qendrore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

adminBy adminFebruary 10, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Partia qeverisëse e Kosovës “Vetëvendosje” është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet parlamentare të vendit, por do të duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar një qeveri, treguan exit poll-et dhe rezultatet preliminare.

Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz britanik, The Guardian, sipas të cilit, “me 73% të votave të numëruara, partia e majtë Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, ose Vetëvendosje, kishte fituar 41.99%”.

“Rezultati i zgjedhjeve do të ishte një rënie nga më shumë se 50% që fitoi në 2021. Por ai e vendos Kurtin në pozicionin për të udhëhequr qeverinë e ardhshme në një vend, politika e të cilit dominohet nga marrëdhëniet me Serbinë fqinje dhe serbët brenda kufijve të tij”, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Siç vë në pah ky medium, gjatë fushatës zgjedhore, Kurti me sa duket përjashtoi mundësinë e formimit të një koalicioni, duke thënë se ai nuk do të merrte pjesë në qeveri nëse nuk fitonte një shumicë të plotë.

“Por, të dielën vonë pas shpalljes së fitores, Kurti tha se do të formonte qeverinë e re pa lënë të kuptohet se kush mund të jetë partneri i mundshëm i koalicionit”.

“Ne jemi partia e parë, partia fituese që do të krijojmë qeverinë e ardhshme”, u tha Kurti gazetarëve. “Ne do të vazhdojmë të përfundojmë punën që kemi nisur”.

Një shkrim të veçantë për zgjedhjet në Kosovë ka bërë edhe Reuters.

“Partia qeverisëse e Kosovës Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por nuk arriti një shumicë të plotë të nevojshme për të qeverisur pa partnerë koalicioni, treguan rezultatet preliminare të hënën”, ka shkruar Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Euronews thekson se “rezultatet preliminare nga zgjedhjet legjislative të Kosovës tregojnë se partia e kryeministrit aktual Albin Kurti është në krye, por nuk ka shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme”.

Edhe BBC ka theksuar se “Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të së dielës, edhe pse rezultatet e pjesshme sugjerojnë se ai nuk ka një shumicë”.

Por ky medium ka përmendur faktin se vonesa në shpalljen e rezultateve zyrtare për shkak të dështimit të sistemit të numërimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Presidentja Vjosa Osmani i ka bërë thirrje komisionit që “të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor, duke u siguruar që çdo votë të numërohet drejt”.

Ndërkohë, AP, ka treguar se me 73% të votave të numëruara, Vetëvendosje fitoi 41.99% – që nuk i jep shumicën e nevojshme për të qeverisur vetëm – duke lënë të hapur mundësinë që tre pretendentët e tjerë të mund t’i bashkohen radhëve nëse ai nuk arrin të formojë një kabinet qeveritar.

Ky medium ka treguar se sfiduesit e tjerë janë “Partia Demokratike e Kosovës, ose PDK, udhëheqësit kryesorë të së cilës ndalohen në një gjykatë penale ndërkombëtare në Hagë të akuzuar për krime lufte, e cila fitoi 22.68% të votave”.

“Më pas me 17.9% mbështetje është Lidhja Demokratike e Kosovës, ose LDK, partia më e vjetër në vend, e cila humbi një pjesë të madhe të mbështetjes pas vdekjes në vitin 2006 të liderit të saj, Ibrahim Rugova. Konkurrenti i tretë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj me 7.56%”. /Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira

May 20, 2026

Moti me diell gjatë ditës së sotme

May 18, 2026

Moti sot

May 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

By adminMay 22, 2026

Sot, Komunën e Gjilanit e vizitoi zëvendësministri i Arsimit, z.Përparim Kryeziu, i shoqëruar nga dy…

Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit

May 22, 2026

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm

May 20, 2026

Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final

May 20, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026

Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit

May 22, 2026

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm

May 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.