Policia ka arrestuar personin e dyshuar në Gjilan, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: tetë shishe të mbushura metadon 10 mg/1ml-ml100, tetëdhjetë e një shishe të zbrazëta 10 mg/1ml-ml100, 35 copa Ampula Diazepan 10ml/2ml, 295.5€ kesh para, 34 shiringa mjekësor, një telefon dhe një fletore me shënime, njofton policia.
Bëhet e ditur gjithashtu, se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, se i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


