Seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e thirrur nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, dështoi edhe këtë të mërkure, pasi partitë opozitare (LDK, PDK dhe AAK- shumicë në kuvend), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë dhe nuk pati kourum.
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me nëntë asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur seanca.
Përndryshe, seanca urgjente është ftuar nga kryetari i Gjilanit për dy pika, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.
Ndërkohë, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se sërish do të ftojë seancë urgjente për këtë çështje. /GJILANI INFO/


