Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Studentët e FSHK-së digjitalizojnë Bibliotekën e UKZ-së
Lajme Lokale

Studentët e FSHK-së digjitalizojnë Bibliotekën e UKZ-së

adminBy adminJanuary 30, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Arion Sinani, Kushtrim Zymeri, Elton Halimi dhe Redon Halimi, nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni dhe mbështetjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, më datë 27 janar 2025, prezantuan Sistemin për Menaxhimin e Librarisë (SML), të cilin e zhvilluan në kuadër të lëndës Projekti SEW.

Gjatë prezantimit, ekipi demonstroi me detaje funksionalitetet e sistemit dhe mënyrën se si ky i fundit përmirëson proceset ekzistuese të librarisë. Ata gjithashtu ndanë sfidat që kishin hasur gjatë procesit të zhvillimit dhe mënyrën se si kishin arritur t’i kapërcenin ato me sukses.

Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni vlerësoi punën e palodhur të studentëve dhe theksoi rëndësinë e projekteve të tilla për përgatitjen e studentëve për tregun e punës. Ajo shprehu me bindje se Sistemi për Menaxhimin e Librarisë (SML) do të shërbejë si një model frymëzues për gjeneratat e ardhshme të studentëve, por edhe për stafin akademik. Realizimi i këtij projekti  sipas profesoreshës Nebiu Hyseni, nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Rektorit të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, i cili ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për udhëheqësen e projektit dhe studentët, duke garantuar burimet e nevojshme për implementimin e projektit në nivel universiteti.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku përgëzoi udhëheqësen e projektit dhe ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë realizimit të projektit. Ai theksoi rëndësinë e integrimit të teknologjisë moderne në fushën e arsimit dhe mbështetjen e vazhdueshme të universitetit për projekte të tilla.

Ky sistem inovativ, që mundësoi digjitalizimin e Bibliotekës së UKZ-së, është rezultat i punës së palodhur dhe bashkëpunimit të ngushtë midis studentëve dhe udhëheqëses së projektit.

Sistemi i mundëson stafit të bibliotekës menaxhimin e proceseve të punës, si regjistrimin e librave në kopje fizike dhe elektronike, kërkesat online për huazim nga studentët, stafi akademik dhe qytetarët e Kosovës, menaxhimin e huazimit të librave si dhe gjenerimin e raporteve mbi librat e regjistruar, huazuar dhe kthyer nga huazuesit. Gjithashtu, stafi administrativ ka mundësinë e kërkimit të huazuesve që i kanë vonuar librat.

Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni gjithashtu, ka falwnderuar zyrën e IT-së për gatishmërinë e tyre gjatë gjithë procesit të hostimit në serverët e universitetit, duke përfshirë edhe fundjavën.

Ky angazhim tregon përkushtimin e menaxhmentit të lartë, stafit akademik dhe administrativ të universitetit për të mbështetur arritjet teknologjike dhe akademike.

Prezantimi i Sistemit për Menaxhimin e Librarisë (SML) është i rëndësishëm në jetën akademike të studentëve, institucionit dhe qytetarëve.

Ky projekt jo vetëm që dëshmon aftësitë teknike dhe kreative të studentëve, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe bashkëpunimit për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Me këtë projekt, udhëheqësja e projektit dhe studentët e vitit të tretë jo vetëm që përmbushën një pikë kulmore të karrierës së tyre, por gjithashtu vendosën një standard të ri për projekte të ardhshme në universitet. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.