“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e ish punëtorit shumëvjeqar të Administratës Komunale në Viti. Dhe e di që ky është një moment shumë i vështirë për familjen, familjarët, miqtë si dhe për të gjithë ata që e kanë njohur Remziun”, thuhet nga kreu i kësaj komune.,
Kryetari Haliti thotë se Remziu kishte treguar ne vazhdimësi sinqeritetin dhe profesionalizmin e tij duke dhënë kontribut të madh në shërbim të qytetarëve. Pastaj se ka qenë aktiv edhe në vitet e 90-ta të cilat ishin vitet më të rënda.
“Kujtimet e bukura që ka lënë pas dhe mirënjohja për punën e tij të madhe, do të jenë ngushëllimi që do t’iu ndihmojë në këtë kohë dhimbjeje”, thuhet në fjalët ngushëlluese të kryetarit Haliti. /GJILANI INFO/


