Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
  • Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
  • Sonte më prit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Senati i UKZ-së ka miratuar propozimin e GRBC-së që George W. Bush ti jepet titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”
Lajme Lokale

Senati i UKZ-së ka miratuar propozimin e GRBC-së që George W. Bush ti jepet titulli i nderit “Doctor Honoris Causa”

adminBy adminDecember 30, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e tij të mbajtur më 30 dhjetor 2024, ka mirartuar propozimin e Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit për dhënien e titullit të nderit “Doctor Honoris Causa” ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.

Propozimi për dhënien e këtij titulli erdhi nga z. Arsim Vranovci, Kryetar i Bordit Këshillëdhënës të Universitetit dhe President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, derisa nga Senati u miratua me motivacion të lartë për njohjen e kontributit të jashtëzakonshëm të ish-presidentit Bush në mbështetje të Kosovës.

Fillimisht Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bordit Këshillëdhënës (Industrial) të Universitetit, njëherësh President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, z. Arsim Vranovci dhe ekipin e tij. Gjatë këtij takimi, z. Vranovci ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë për Senatin e Universitetit për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, të cilën kërkesë Rektori Dërmaku e ka paraqitur në Senat, e cila u votua unanimisht nga anëtarët e Senatit të UKZ-së.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku vlerësoi këtë akt si një nderë të veçantë për një personalitet të shquar që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe promovimin e vlerave të saj ndërkombëtare. Rektori tha se UKZ ka privilegjin dhe përgjegjësinë që të njohë dhe të vlerësojë personalitete të shquara që kanë ndikuar në mënyrë të veçantë në historinë dhe të ardhmen e Kosovës. “ Propozimi për dhënien e titullit ‘Doctor Honoris Causa’ për ish-presidentin George W. Bush përfaqëson një njohje të thellë për mbështetjen e tij të pakushtëzuar për popullin tonë dhe për rolin e tij të jashtëzakonshëm në konsolidimin e paqes dhe demokracisë në rajonin tonë”, ka thënë Rektori Dërmaku. Rektori ndër tjerash në fjalën e tij ka theksuar se: ”Ky titull nuk është vetëm një akt simbolik, por edhe një shprehje e mirënjohjes sonë për një lider global që ka përfaqësuar vlerat e drejtësisë dhe lirisë, duke qëndruar gjithmonë krah Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë sonë”.

Kurse z. Arsim Vranovci Kryetar i Bordit Këshillëdhënës (Industrial) të Universitetit, njëherësh President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit tha se propozimi për ndarjen e titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” për ish-Presidentin e 43-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, është shumë i rëndësishëm për rolin e tij vendimtar në mbështetjen e pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Ai tha se rajoni i Gjilanit, si sektor tradicional nën kujdesin amerikan në kuadër të KFOR-it, ka lidhje të veçanta me Shtetet e Bashkuara, sepse Presidenti Bush ishte një nga liderët kyç që mbështeti pa mëdyshje pavarësinë e Kosovës, duke deklaruar publikisht: “Kosova është e pavarur!” dhe se ndikoi në ndërhyrjen vendimtare të NATO-s në vitin 1999, si dhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. “Ndarja e këtij titulli do të nderonte rolin e jashtëzakonshëm të Presidentit Bush në mbështetjen e kauzës kombëtare shqiptare dhe do të afirmonte Universitetin Publik “Kadri Zeka” në arenën ndërkombëtare”, ka thënë z. Vranovci në fjalën e tij.

Me këtë akt Këshilli i Bizneseve në Rajonin e Gjilanit do të fillojë proceduart e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për ish-presidentin George W. Bush që pritet të mbahet në një ngjarje solemne gjatë vitit të ardhshëm. Kjo ngjarje do të shënojë një moment historik për Universitetin dhe do të forcojë lidhjet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

By adminJuly 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë…

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.