Edhe gjatë 24 orëve të fundit në teritorin e vendit kanë ndodhur dhjetra aksidente trafiku si dhe janë shqiptuar tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve.
Nga statistikat e përgjithshme të policisë, bëhet e ditur, se për një ditë janë regjistruar 65 aksidente trafikut si dhe janë shqiptuar 1 mijë e 411 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjeteve të cilët nuk e kanë respektuar ligjin dhe rregullat në trafik
Së këndejmi, mësohet se prej 65 aksidenteve në trafik, 27 syresh kanë qenë me lëndime dhe 38 tjerat vetëm me dëme materiale./GJILANI INFO/


