Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Mbahet takimi “Ndërtimi i një qasjeje të ndjeshme gjinore në identifikimin, referimin dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”
Lajme Lokale

Mbahet takimi “Ndërtimi i një qasjeje të ndjeshme gjinore në identifikimin, referimin dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

adminBy adminDecember 5, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në kuadër të fushates ‘16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’, kanë mbajtur takim me temen “Ndërtimi i një qasjeje të ndjeshme gjinore në identifikimin, referimin dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.
Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së, Dr.Feride Rushiti, Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, Menaxherja e Projektit Florida Gashi, Nebahate Zeka Psikologe në këtë qendër, Drejtoresha të Drejtorive Komunale, përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Kamenicë, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve, dhe të tjerë.
Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, në këtë takim tha se dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë është një prej plagëve më të mëdha, që vazhdon të rëndoj të mbijetuarit edhe sot e kësaj dite.
“Trauma e dhunës seksuale gjatë luftës nuk është e kufizuar vetëm tek të mbijetuarit, por ajo ndikon familjet dhe komunitetet e tyre si dhe përcillet brez pas brezi. Në Komunën e Kamenicës deri më tani i kemi të identifikuar 10 raste viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Mund të ketë edhe viktima tjera e të cilat e kanë problem të flasin sepse stigmatizohen, paragjykohen nga të tjerët, sidomos kur dhuna është ushtruar në prezencë të familjes dhe e kanë problem të kërkojnë ndihmë”, ka thënë ajo duke shtuar se jane duke lobuar’tiu ofrojnë shërbime shëndetsore falas, tani që do të hyj në Kuvend Ligji për Shërbime Mjekësore.
“Poashtu sot kemi organizuar këtë takim për mundësitë e bashkëpunimit që të arrijmë t’i identifikojmë nëse ka raste tjera në komunën tuaj, dhe t’i shtyjmë të flasim”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera Drejtoresha Rushiti ka përmendur edhe shërbimet që ofron QKRMT.
“Qendra ofron shërbime të rehabilitimit për të mbijetuarit e traumës, sidomos ata/ato të dhunës seksuale gjatë luftës. Shërbimet tona gjithmonë në rritje përfshijnë: rehabilitimin psikologjik, terapi individuale dhe grupore, terapi sistemike familjare, terapi të artit me qeramikë, rehabilitim fizik-shërbime mjekësore që trajtojnë simptomat fizike të traumës, rehabilitim social-ndihmë me riintegrim në komunitet, shërbimet psikosociale për grupet e cenueshme, referime të dokumentimit konfidenciale dhe monitorim të rasteve të ndihmuar, mbështetje psikosociale për të mbijetuarit sipas nevojës jashtë seancave të terapisë”, është shprehur ajo.
Në anën tjetër Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, duke falënderuar Drejtoreshën e QKRMT-së dhe përfaqësuesit e tjerë, tha se ka bashkëpunime me të gjitha institucionet komunale dhe se do të lobojnë edhe në këtë aspekt.
“Njësia është pjesëmarrëse në çdo takim ku bëhet fjalë për mbrojtje të viktimave qoftë të dhunuara në luftë, por edhe me bazë gjinore. Ne jemi të lumtur që kemi bashkëpunim me ju dhe me të gjitha institucionet tjera si komunale edhe qëndrore, dhe do të mundohemi të lobojmë edhe në këtë aspekt”, është shprehur ajo.
Ndërsa nga të gjthë pjesëmarrsit tjerë u diskutuan sfidat se si t’i bëjnë të flasin dhe t’i identifikojnë këto viktima, e poashtu edhe si t’iu ofrohet ndihmë./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.