Njësiti policor në Gjilan, ka ndalur një veturë me targa vendore e cila po drejtohej nga një person i dyshuar me ç’rast në afërsi të vendit të ndaljes janë gjetur dhe konfiskuar 3.56 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia./GJILANI INFO/


