Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë teritorin e Kosovës kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, prej tyre 19 me lëndime si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 91 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe dispozitat ligjore në trafikun rrugor, bëhet e ditur përmes raportit ditor të policisë së vendit.
Nga ana tjetër, njoftohet se janë arrestuar 22 persona, 17 janë paraburgosur si dhe 3 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimeve./GJILANI INFO/


