Persona të panjohur kanë thyer derën e një objekti dhe derën e objektit përcjellës, në Artanë, me ç’rast kanë vjedhur rreth 50 euro, dy boca plini si dhe pajisje të kuzhinës, njoftohet nga raporti njëditor i policisë nga rajoni i Gjilanit.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, rast ky të cilin policia e ka cilësuar si vjedhje e rëndë./GJILANI INFO/


