Një person nga Pozherani i Vitisë është ankuar në policia se është kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person i dyshuar.
Lidhur me rastin, kanë reaguar njësitet e hetuesisë me ç’ rast kanë kontrolluar shtëpinë e personit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë, bëri me dije policia.
I njejti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/


