Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Mbahen ligjërata për sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes në rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas
Lajme Lokale

Mbahen ligjërata për sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes në rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas

adminBy adminOctober 4, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në bazë planit vjetor të punës të Drejtorisë së Inspeksionit, saktësisht në kuadër të sferës së komunikacionit-siguria e nxënësve nё trafikun rrugor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale së Policisë Gjilan, njësitet përkatëse policore dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë mbajtur ligjëratat nëpër disa shkolla fillore për klasat e ulëta.

Ligjëratat kishin të bëjnë me sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugë prej shtëpisë deri te shkolla dhe anasjelltas.

Projekti ishte i hartuar në atë mënyrë që më së miri i’u përshtatej nxënësve nga klasa 1 deri në klasën e 5.
Për të qenë sa më efikase këto ligjërata janë mbajtur në shkollat ku rrezikshmëria është më e lartë edha atë në ato rrugë ku pritet që të ndodhin aksidentet respektivisht në shkollat që gjenden kryesisht në rrugë nacionale dhe rrugë rajonale.

Ligjëratat me temën “Siguria fëmijëve në trafikun rrugor”, janë mbajtur në shkollat fillore në fshatrat Miresh, Kmetoc, Zhegër, Haxhaj, Pogragjë, Bresalc, Ponesh dhe Uglarë.

Ligjëratat nëpër këto shkolla kanë filluar me datë 30.09.2024 dhe kanë përfunduar me datë 03.10.2024 ku janë mbajtur në SH.F.M.U. “Nazim Hikmet” në Miresh, SH.F.M.U. “Skënderbeu” në Kmetoc, SH.F.M.U. “Agim Ramadani” në Zhegër, SH.F.M.U. “Agim Ramadani” në Haxhaj, SH.F.M.U. “Liria” në Pogragjë, SH.F.M.U. “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, SH.F.M.U. “Vehbi Ibrahimi” në Uglar dhe në SH.F.M.U. “Vesel Muji” në Ponesh.

Përpos ligjëratës “Siguria e nxënësve nё trafikun rrugor”, në SH.F.M.U. “Ibrahim Uruqi” në Bresalc zyrtarët nga MMPHI Nezir Gashi, drejtor i Departamentit për Siguri Rrugore, Fejzullah Mustafa, drejtor i Departamentit për Patent Shofer si dhe Fisnik Amiti, zyrtar i departamentit për patentë shofer në Komunën e Gjilanit, filluan prezantimin e platformës elektronike me temën “Fëmijët në trafik”, një projekt i cili është realizuar nga MMPHI në bashkëpunim me USAID.

Njëherit komuna e Gjilanit është komuna e dytë në Kosovë ku më tani ka filluar prezantimi i platformës “Fëmijët në trafik” (pas komunës së Prishtinës).

Këtë ligjëratë e kanë ndjekur rreth 150 nxënës në tetë fshatra.

Për realizimin teknik sa më efikas të kësaj ligjërate u kujdesën Drejtoria e Inspeksionit, Drejtoria e Arsimit dhe Njësia Sektor dhe Komunitet në Stacionin Policor në Gjilan, respektivisht rreshterja Sahadete Sadiku ndërsa ligjëratat i mbajtën nga fillimi deri në fund Arsim Ibrahimi inspektor i komunikacionit nga Drejtoria e

Inspeksionit dhe Adile Shabani zyrtare policore nga Njësia Sektor dhe Komunitet.

Kontribut për realizimin e kësaj ligjërate dhanë edhe zyrtarët e tjerë si Asllan Mustafa, zyrtar i komunikacionit në DSHPIB si dhe zyrtar të tjerë policor nga Policia e Kosovës në Gjilan./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.