Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Alban Hyseni: Bllokada e opozitës rrezikon 2.5 milionë euro investime
Lajme Lokale

Alban Hyseni: Bllokada e opozitës rrezikon 2.5 milionë euro investime

adminBy adminSeptember 26, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit Komunal të Gjilanit, kryetari i komunës, Alban Hyseni, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie. Ai tregoi se i janë përgjigjur pozitivisht kërksave të opozitës lidhur me bartjen e buxhetit e çështjeve të tjera, pavarësisht se kërkesat e tyre nuk kanë të bëjnë fare me këto çështje.

“Jemi të gatshëm të bëjmë kompromise dhe të dakordohemi për buxhetin me projekte të opozitës që të vazhdojmë tutje punën në Kuvendin Komunal. Edhe pse deri tash nuk ka pasur projekte nga ata”, tha Hyseni.

Sipas tij ishin pesë pika të cilat kanë qenë në rend të ditës për t’u diskutuar në seancë: buxheti për vitin 2025 dhe planifikimi i hershëm për vitin 2026-2027, bartja e buxhetit 2.5 milionë euro, inkubatori i biznesit si një projekt shumë me rëndësi, raporti i punës së kryetarit për gjashtëmujor si dhe raporti financiar gjashtëmujor.

I pari i Gjilanit, tha se këto pika nuk janë miratuar as në Komitetin për Politikë e Financa, javën e shkuar edhe pse kemi insistuar të shkojnë për diskutim në KK.

“Ajo çka është me rëndësi të theksohet nga seanca, është se edhe përbrenda opozitës nuk ka një llojë harmonie të plotë për lëshim të seancës. Unë mendoj që të gjithë ata asambleistë që janë në Kuvendin Komunal, duhet të mendojnë me kokën e tyre dhe bindjen e tyre, e jo t’i binden urdhrave të parties, individëve”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se çështja e buxhetit, bartja e buxhetit, por edhe projektet zhvillimore duhet të jenë votime me bindje personale, profesionale e jo bindje politike, që shkaktojnë bllokada e ngërqe në kuvend.

“Arsyetimi i fundit dhe kryesorja për të cilën sot u lëshua seanca ishte transparenca, ndërkohë që të gjitha mediet lokale, ishin edhe në seancë. Po ashtu seanca transmetohet edhe në faqen e Komunës së Gjilanit”, tha Hyseni.

Sipas tij, ekzsiton edhe përgjigja e MAPL-së, e cila ka konstatuar se Komuna e Gjilanit, i ka plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e seancave dhe është transparente.

Ai shtoi se një arsyetim i tillë nga opozita (LDK) vjen vetëm si pretekst për të lëshuar seancën e për të mos vazhduar.

“Nga ana jonë është tejet me rëndësi që vazhdon të ekzistoj gatishmëria e plotë siç ka qenë edhe më herët për të vazhduar tutje me punën e Kuvendit Komunal, nuk paraqitemi asnjëherë si palë që e bllokon procesin, ndërkohë që kemi bërë ftesa publike për të gjitha subjektet politike dhe në këtë formë po paraqitet një bllokim artificial kinse i prodhuar nga pozita, në mënyrë që neve si qeverisje të na nxjerrin keq, të bllokojnë punët tona dhe të dëmtojnë qytetarët”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, i bënë thirrje edhe njëherë të gjithë përfaqësuesve politik në KK, që nëse kanë gatishmëri dhe vullnet për punë të vijnë në seancë, të vazhdoi puna normalisht, të kalohen pikat që janë me rëndësi jetike për komunën, të vazhdoi puna normalisht dhe në tetor të miratohet buxheti./GJILANI INFO/ 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.