Të premten e javës së kaluar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u ka bërë ftesë partive politike për takim lidhur me zhbllokimin e Kuvendit Komunal.
Siç dihet të ftuar ishin përfaqësuesit e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Lëvizjes Vatra në takim për të hënën e kësaj jave në orën 09.00.
Sipas burimeve tona të besueshme kësaj ftese publike iu ka përgjigjur vetëm LDK-ja. /GJILANI INFO/


