“Së bashku me kolegët e mijë sot kemi bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në përvjetorin e rivarrimit dhe bashkimit të tyre në kodrën e cila pasqyron lavdinë tonë kombëtare”, ka thënë kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica.
Sipas tij, të rënët në altarin e lirisë janë të vetmit që e kanë kryer detyrën ndaj atdheut.
“Ata janë arsyeja që ne sot jetojmë të lirë, në vendin dhe shtetin tonë me shumë mundësi e pa pengesa. Dikur nuk kishim asgjë, e sot kemi gjithçka” ka theksuar Gagica./GJILANI INFO/


