Selvije Kadriu
Ku ishe ti
kur zemra
gati ndaloj
E dhimbja ime
përshkoj qiellin
Kur shpirti më digjej
nga dhimbja
E tash më thua
sa më dashuron
se e mirë jam
E ti akoma nuk e kupton
se të mirën
këtë herë
e mbyte ti në mua
E mbyte me mua…


