Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Burgu si rrëfim etnografik
Opinione

Burgu si rrëfim etnografik

adminBy adminSeptember 6, 2024Updated:September 6, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dr. prof. Sadete Tërnava-Osmani

Aq gjatë kemi jetuar nëpër diktaturat e ish Jugosllavisë sa që ende mirë më kujtohet se ajo mënyrë jetese për shumë njerëz në Kosovë u pat shndërruar në një normë provueshmërie dhe realiteti me të cilin vetëdijshëm e pavetëdijshëm është jetuar.

Në vitin 1981, kur isha në klasën e shtatë të shkollës fillore, (sot Faik Konica) dhe kur papritmas kujdestarja na tha qe ta lëshonim mësimin e të shkonim ne shtëpi, pa na treguar se pse, disa prej nesh që jetonim ne lagjen Dardania u gjendëm në flakët e demonstratave, të policisë e zhurmës dhe kush si patëm mundësi ikëm për në shtëpi. Atë ditë nëna nuk na la të dilnim më, ndërkaq në mbrëmje erdhi gjyshja, gjyshi e axha dhe ashtu si pa disponim bisedonin diçka me zë të ulët.

Më vonë e kuptova se kishin qenë të frikësuar për babanë, të cilin më vonë, nën pretekste qesharake, por me qëllim që t’ia ndalnin hovin e tij shkencor në fushën e specializimit lidhur me temën e popullsisë se Kosoves në mesjetë, e burgosën.

Atij mëngjesi kur UDBashët dhe policia hynë në banesë për bastisje bënë aq kërdi, sa që edhe sot kur shoh libra, letra, fletore e lapsa më duket se fluturojnë sikur atë dite tek i shtynin me tytat e armëve.
Pas një viti, e mora një letër dërguar prej babait nga burgu e të cilën ma solli një shoqe. Me gjasë dikush e kishte nxjerrë nga kutia e postës në përdhese por edhe pse e zhubravitur lexohej mire: E dashur bije e ime….
Ja çka do të thonë kujtimet e fëmijërisë e të rinisë. Asnjëherë nuk harrohen. Në varësi të intensitetit dhe të llojit të ngjarjes vulosen herë si trauma, herë si krenari e herë si mall. Disa prej tyre janë si mimoza sepse lehtë shkunden, disa si trëndafila që e kërkojnë stinën e tyre e disa janë gjithmonë aty, si lisa të cilët s’ka sëpatë që i shkurton!

Gjatë gjithë asaj periudhe, për nënën, motrat, gjyshen dhe gjyshin, historia jonë familjare nuk ishte e lehte; ishte me plot zemërim dhe helm për pushtetin, sidomos për neve vajzave sepse gjithçka e mirë për fëmijërinë u këput në mes. Gjyshi, një njeri me shumë autoritet, ndërroi jete si 62 vjeçar përderisa e kishte të birin në burg (besoj që njeriu, sidomos prindi mund të vdes nga mërzia); axhën e përjashtuan nga puna; nëna, grua shumë e bukur, me veç 32 vjet u plak brenda natës, e Fatlumja, motra e vogël, vetëm katër vjeçe, u ngjit aq shumë pas meje sa që poezinë e parë të botuar në Rilindjen për fëmijë të asaj kohe ia pata kushtuar asaj.

E vetmja e cila asnjëherë nuk e humbi buzëqeshjen dhe shpresën se një ditë do të behej mirë ishte gjyshja, një person magjepsës, e cila më ka bërë të besoj se e mira nuk vdes kurrë, se edhe midis djajve dhe bishave mund të fitosh. Ishte grua monumentale. Asnjëherë nuk e pranoi humbjen, sepse sipas saj, fatkeqësinë kur ta shkakton armiku ajo nuk është fatkeqësi, dhe se nëse ta marrin bukën kallinj do të ketë gjithmonë.
Kjo filozofi po të parafrazohej do të dilte se të qenët fatkeq është koncept pranimi varësisht prej faktorësh përcaktues të gjendjeve.

Erdhi dita e babai u lirua nga burgu, por asnjëherë nuk ia arriti të rimëkëmbej e të kthehej në atë babanë e hareshëm të para-burgut, në profesorin pedant e të qeshur, i cili kishte plot shokë e shoqe, madje aq shumë sa që çdo natë shtroheshin darka e shpesh s’kishim aq vend për t’i zënë. Nga viti 1985 filloi të mbyllej në dhomën e tij të punës e në botën e tij. Pothuajse të gjithë shokët i humbën. Na izoluan. Situata politike rëndohej; nëna filloi të qëndiste e të përgatiste torte për të na mbajtur dhe teksa gjithçka në Kosovë përkeqësohej, unë shkruaja poezi dhe herë pas here ndonjë botohej sa për të sjellë një dromcë optimizmi edhe për babanë, i cili për vitet e tij të izolimit deri me 1995 kur rifilloi punën si profesor, më duket se i pat lexuar të gjitha librat e botuara ne atë kohë.

Përkundër torturave të llahtarshme mbi të, të cilat si dromca i kam dëgjuar nga ndonjë i bashkë-burgosur, sepse ai asnjëherë nuk ka treguar gjë para nesh, e kam admiruar pakufishëm se si pat arritur ta mbajë pandikueshëm dashurinë për atdheun, librin, shkencën dhe njeriun. Për më tepër, rrallë kam takuar burra xhentëlmenë si ai. Urtak. Gjithmonë kërkesat i ka shoqëruar me lutje e falënderime.

Ky rrëfim etnografik mbi përvojat e jetës sime si bija e një të burgosuri politik doli si rezultat i emisionit për UDBashët dhe për të burgosurit politikë, e veçmas nga emisioni i mbrëmshëm ku fajtori bën akoma më shume faj.

Shkrimi sugjeron nevojën për rimendim të trajtimit te të burgosurve politikë dhe udbashëve, i cili kuptohet se është i pamjaftueshëm për të përcjellë specifikat historike dhe sociale të kujtimeve të dhimbshme individuale dhe kolektive. Rrëfimet televizive dhe shkrimet e këtij lloji nuk mjaftojnë për ta trajtuar të kaluarën. Vëmendja dhe nevoja për njohje sociale dhe për drejtësi arrihen me ligjin e lustracionit./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.