Policia ka shoqëruar për në stacionin policor pesë persona të dyshuar nga fshati Kranidell, Komuna e Kamenicës, për të cilët thuhet se kanë shtënë me armë zjarri.
Sipas burimeve policore, lidhur me rastin pistoleta me gaz, 32 gëzhoja, 55 fishekë si dhe sasinë e dyshuar narkotike të llojit marihuana, të gjitha janë sekuestruar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedure të rregullt./GJILANI INFO/


