Duke iu referuar statistikave policore brenda një dite, thuhet se janë shqiptuar 2 mijë e 135 tiketa gjobitëse, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Për 24 orët e fundit, kanë ndodhur 60 aksidente, prej tyre 17 me lëndime dhe 43 aksidente trafiku me dëme materiale.
Brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona, 6 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit, njofton policia /GJILANI INFO/


