Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
  • Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
  • Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
  • Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
  • Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
  • Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Konfiteori i artistit
Kulturë

Konfiteori i artistit

adminBy adminSeptember 1, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Charles Baudelaire
Përktheu: 
Roland Çipa

Sa depërtuese janë fundet e ditëve të vjeshtës! Ah! Depër­tojnë thellë derisa e ndien dhembjen! Të ngjallin ndjenja të këndshme që s’e merr vesh nga burojnë, por që janë shumë të fuqishme. E nuk ka majë më të mprehtë për të të shpuar se ajo e Pafundësisë![1]

Sa kënaqësi e madhe është ta zhytësh vështrimin në detin dhe qiellin e pafund!

Vetmi, qetësi, dëlirësi e pakrahasueshme e kaltërsisë.

Vela e vogël që dridhet në horizont dhe që me vogëlsinë e vetminë e saj imiton ekzistencën time të pandreqshme, apo melodia monotone e valëve të detit janë gjëra që mendojnë nëpërmjet meje, ose ndoshta unë mendoj nëpërmjet tyre (sepse në madhështinë e ëndërrimit, uni humbet shpejt). Ato men­dojnë, sipas meje, në mënyrë muzikore, piktoreske, pa kotësi, pa fjalë të tepërta, pa joshje.

Gjithsesi, këto mendime që dalin nga unë apo që çlirohen nga gjërat që më rrethojnë, bëhen shpejt fuqiplota. Energjia që buron nga ëndja krijon në shpirt një gjendje të turbullt dhe një vuajtje pozitive. Nervat e mia të tendosura tej mase nuk pro­dhojnë gjë tjetër veçse vibracione ulëritëse dhe të dhimbshme.

Thellësia e qiellit papritmas më shtang; kthjelltësia e tij më acaron. Pandjeshmëria e detit dhe pandryshueshmëria e spek­taklit më revoltojnë.

Ç’duhet të bëj, të vuaj përjetësisht apo t’i largohem përjetë­sisht së bukurës?

Natyrë, magjistare e pamëshirshme, rivale që fiton gjithmonë, lërmë të qetë! Mjaft tundove dëshirat dhe krenarinë time!

Studimi i të bukurës është si një dyluftim ku artisti ulërin me tmerr para se ta pranojë përfundimisht humbjen. /Revista “Akademia”/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit

September 9, 2026

Më dhuro një lule…

September 7, 2026

Ndërroi jetë dr. Daut Dauti – historiani, gazetari dhe studiuesi i shquar shqiptar

September 1, 2026
Mos humbni
Opinione

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

By adminSeptember 10, 2026

Shkruan: Izmi Zeka Vendas të mi, gjilanas! Sot është koha e atdhetarisë, e solidaritetit…

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026

Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame

September 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.