Kanë ndodhur rreth 60 aksidente trafiku e janë shqiptuar rreth 2 mijë e 500 tiketa gjobitëse në teritorin e Kosovës për 24 orët e fundit, ka njoftuar policia.
Me fjalë tjera, thuhet se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 58 aksidente: 2 me fatalitet, 18 me lëndime si dhe 38 prej tyre me dëme materiale.
Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 475 tiketa trafiku ndaj ngasësve të automjeteve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/


