Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” të Gjilanit u përurua kabineti i robotikës
Lajme Lokale

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” të Gjilanit u përurua kabineti i robotikës

adminBy adminAugust 29, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, të Gjilanit, është përuruar kabineti i robotikës, që është donacion i Republikës së Turqisë, gjegjësisht i popullit të Turqisë nëpërmjet Këshillit Turk, që siç është thënë në këtë përurim deri më tashti në mbarë Kosovën ka realizuar 375 projekte, kryesisht në arsim dhe në teknologji.

Këto projekte po realizohen edhe falë ushtarëve turq të KFOR-it, i cili kësaj radhe ka përzgjedhur Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, për të realizuar kabinetin e robotikës, si një projekt shumë të rëndësishëm në fushën e arsimit. Është ky një kabinet i kompletuar, i cili është financuar nga Republika e Turqisë.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se jemi bashkë në këtë moment përurimi të Kabinetit të Robotikës për të konfirmuar bashkëpunimin e ndihmën miqësore të Republikës së Turqisë, kësaj radhe përmes KFOR-it, për Republikën e Kosovës, qytetin e Gjilanit e gjimnazin tonë.

“Është kjo ndihmë e mbështetje e jashtëzakonshme për nxënësit tanë, të rinjtë tanë për rritën e përsosjen profesionale në fushën e teknologjisë. Ndihmë dhe bashkëpunim të këtillë Gjimnazi ynë ka pasur vazhdimisht nga Republika e Turqisë, qoftë përmes Ambasadës, KFOR-it apo organizata joqeveritare, prandaj duam të shprehim gjithë mirënjohjen e falënderimin për mbështetjen e ndihmën e vazhdueshme me besimin se ky bashkëpunim i vendosur mbi baza të shëndosha në kërkim të dijes e suksesit do të vazhdojë e thellohet edhe më tej”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, që ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti e që është edhe një hapje e dreitares së dijes.

Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e komunës së Gjilanit, në emër të kryetarit të komunës Alban Hyseni, ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar dhe sidomos për miqtë turq, të cilët po japin kontribut në të gjitha fushat e sidomos në atë të arsimit.

“Me këtë kontribut do të bëhet punë më profesionale dhe në hap me kohën. Në Gjilan të gjitha shkollat kanë patur përkrahje ne Republika e Turqisë, kurse pikërisht kjo shkollë ku keni investuar ka treguar shumë suksese e për mua është gëzim i dyfishtë, ngase edhe vetë kamë dhënë kontribut në këtë shkollë për më tepër se 24 vite.

Komandanti i Forcave Turke të KFOR-it, Zafer Saglam, ka përshëndetur në emër të ushtarëve të KFOR-it dhe ka thënë se po hapet një dritare e re e dijes, ku do të zhvillohet imagjinata e nxënësve, puna kreative, informatat e reja dhe robotikës dhe se edhe në të ardhmen do të vazhdohet në projekte në fusha të arsimit.

Edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka thënë se Kosova është shtet mik i Turqisë dhe se është e natyrshme që miqtë të mbështesin njëri-tjetrin e shumë janë të rëndësishme investimet në fushën e arsimit, ngase invesimi më i madh për një shtet është investimi në fushën e arsimit, në gjeneratat e reja që janë e ardhmja e një vendi.

Më pas Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe Komandanti i Forcave Turke të KFOR-it, Zafer Saglam kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe më pas të gjithë pjesëmarrësit kanë vizituar kabinetin e robotikës, ku është prerë shiriti i këtij kabineti të ri dhe shumë të rëndësishëm. /GJILANI INFO/ 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.