Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, kanë ndodhur aksidente trafiku, si dhe janë shqiptuar masa ndeshkuese për drejtuesit e automjeve që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik.
Sipas policisë së vendit tonë, për rrethin kohor në gjithë teritorin e Kosovës kanë ndodhur 65 aksidente trafiku, prej tyre në 31 raste kishte lëndime, kurse 34 rastet tjera ishin vetëm me dëme materiale.
Ndërkaq, po për të njejtën kohë janë shqiptuar edhe 2 mijë e 434 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve që kanë ra ndesh me ligjin dhe rregullat në trafik./GJILANI INFO/


