Është arrestuar në Lagjen “Arbëria” të Gjilanit një person për një vjedhje të rëndë, përkatësisht vjedhjen e disa veglave të punës nga shtëpia e personit që është ankuar.
Policia njofton se gjërat e vjedhura, e të gjetura në shtëpinë e personit të dyshuarit, iu janë kthyer personit përkatës.
I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar dhe i njëjti iu është dorëzuar njësisë së realizimit të urdhëresave./GJILANI INFO/


