Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje

July 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
  • Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981
  • “Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij
  • Vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Kamenicës edhe me grupet e interesit
  • Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Jeta mes mureve
Opinione

Jeta mes mureve

adminBy adminAugust 20, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Arjanita Havolli

Fjala “aparteid” shpeshherë ndërlidhet vetëm me segregacionin e Afrikës së Jugut, por nën pushtimin izraelit, popullata civile palestineze e përjeton për çdo ditë këtë realitet të diskriminimit sistematik dhe të shtypjes brutale.

Peizazhi i jetës së tyre, i shënuar nga barrierat fizike, nga papunësia dhe migrimet e detyruara, ka ngjashmëri edhe me jetën e shqiptarëve nën sundimin serb, në veçanti në vitet 1990. Palestinezët sot kërkojnë jetë me dinjitet, arsim dhe të drejta themelore të njeriut të cilat u mungonin kosovarëve dikur.

Në Palestinë, politika e aparteidit manifestohet në çdo aspekt të jetës së përditshme. Bregu Perëndimor është i “gdhendur” në enklava të izoluara, me qytetet palestineze të rrethuara nga vendbanimet izraelite, me pika kontrolli dhe me mure që gjarpërojnë përmes peizazhit, shpeshherë duke i shkëputur familjet nga toka, puna dhe shkollat. Kjo ndarje nuk është vetëm fizike; shtrihet në çdo sferë të jetës palestineze, duke diktuar se ku mund të jetojnë, të punojnë dhe madje të ekzistojnë ata.
Në vitet 1990, kosovarët e njihnin shumë mirë këtë formë kontrolli. Nën pushtimin serb, shqiptarët etnikë u shtynë në margjinat e shoqërisë: fillimisht me pezullimin e autonomisë e më vonë edhe me shkollat ​​me dy orare. Qeveria serbe i përjashtoi në mënyrë sistematike shqiptarët nga institucionet publike, nga objektet shkollore, me qëllimin e vetëm për bindje për nënshtrim, njësoj si palestinezët sot. Muret mund të mos kenë qenë fizike, por barrierat ndaj të drejtave dhe lirive themelore ishin po aq të padepërtueshme.

Në Palestinë, arsimi është fushëbetejë. Shkollat ​​janë shpeshherë në shënjestër e bombardimeve, ndërsa nxënësit – në rastin më të mirë nëse nuk rrezikohen nga vdekja dhe mund të vijojnë mësimet – duhet të kalojnë nëpër pikat e kontrollit ushtarak. Besimi i dikurshëm se palestinezët janë populli më i shkolluar – fal politikave të Yasser Arafatit, liderit të dikurshëm PLO-s për të shkolluar palestinezët në Evropë, kryesisht në vendet e bllokut të dikurshëm komunist – sot është veçse një mit.

Kjo luftë të kujton përvojat e kosovarëve në vitet 1990. Nxënësit dhe studentët keqtrajtoheshin, ndërsa mësimdhënësit që guxuan të vazhdonin shkollimin në shtëpi private, u përballën me arrestim dhe me persekutim. Qëllimi ishte i qartë: të sigurohej që brezi i ardhshëm të mos mundte as në mendje t’i rezistonte pushtimit.

Shkalla e lartë e papunësisë e mundon Palestinën e pushtuar, ashtu si Kosovën e viteve 1990. Në Palestinë, ekonomia është e gjymtuar nga okupimi. Rrethimi i Gazës, për shembull, ka çuar në një normë papunësie në afro 80 përqind. Ekonomia e Kosovës gjatë viteve 1990 ishte në mënyrë të ngjashme e paralizuar. Me dëbimin e shqiptarëve nga punët në sektorët publikë dhe plaçkitjet e përditshme të shumë bizneseve private, papunësia ishte në të njëjtat nivele. Të rinjtë kosovarë u përballën me të ardhme të zymtë, me pak mundësi për punë apo për arsimim të duhur, duke i shtyrë qindra-mijëra nga ta që të largohen nga vendi në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim.

Jeta nën okupim ka detyruar shumë palestinezë të largohen nga atdheu i tyre. Qoftë të nxitur nga kushtet e padurueshme në Gazë, ku bllokadat dhe luftimet e kanë bërë jetën pothuajse të pamundur, qoftë nga kërcënimi i vazhdueshëm i dhunës së kolonëve të mbështetur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor.

Në vitin 1999, fushatat serbe të spastrimit etnik çuan deri një milionë vetë në kampet e refugjatëve në vendet fqinje. Atyre që mbetën në Kosovë, jeta u varej në fije të perit. Të njëjtin fat të kampeve dhe vrasjeve sistematike po përjetojnë sot palestinezët.

Intifada palestineze, ose kryengritja, përfaqëson rezistencën kolektive kundër okupimit. Intifada e parë (1987-1993) filloi me mosbindje të gjerë civile, me bojkote dhe me protesta. Ishte simbol i qëndrueshmërisë palestineze. Pavarësisht dhunës me të cilën u përballën, palestinezët vazhduan të rezistonin. Arma kryesore e tyre ishte guri. Rezistenca e Kosovës ishte edhe më paqësore, me qëllimin e vetëm për të vetëdijesuar opinionin ndërkombëtar për të drejtat që u mungonin. Por, në të dy rastet kundërpërgjigja ishte brutale. Prandaj, rezistenca dita-ditës bëhej më e madhe dhe me mjete tjera, duke çuar në luftë të hapur.

Paralelet mes Palestinës dhe Kosovës janë të mëdha. Por, edhe dallimet, sepse kosovarët nuk kishin cak popullatën e pambrojtur civile, përfshirë këtu sulmet e drejtpërdrejta apo vetëvrasëse; nuk i varnin shpresat nga vendet e shquara nga diktatura dhe po ashtu nuk ishin të indoktrinuar në aspektin fetar. Megjithatë, jeta e tmerrshme e palestinezëve, e brezave të tërë nën okupim, kërkon vetëdijesim se lufta për liri është universale; se shpirti njerëzor, kur përballet me padrejtësinë, gjithmonë do të ngrihet për të rezistuar; se bota ka përgjegjësinë të qëndrojë me ata që janë të shtypur, të flasë kundër pushtimit dhe të mbështesë të drejtën e të gjithë njerëzve për të jetuar të lirë, në dinjitet dhe në paqe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981

July 6, 2026

A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?

July 5, 2026

Mësimdhënësit e sistemit paralel – nga sakrifica historike në neglizhencë institucionale

July 4, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

By adminJuly 7, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi,…

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje

July 7, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit

July 6, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje

July 7, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.