Ferizaj është tronditur pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi.
Një person ka mbetur i vrarë jashtë oborrit të një restoranti ku po mbahej një dasmë.
Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky incident i rëndë, ku i dyshuari që shtiu me kallash ndaj një personit është zyrtar policor.
Personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me kallash, është Besim Ramadani.
Ai dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura, teksa është dorëzuar në Polici pas krimit të rëndë.
Po ashtu, viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.


