Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 310 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës, vë në dukje faktin se janë shqiptuar 2 mij e 310 tiketa trafiku brenda këtij rrethi kohor, për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respktuar ligjin dhe rregullat në trafik.
Nga i njejti raport, mësohet se kanë ndodhur 111 aksidente trafiku ,po për të njejtën kohë, ku prej tyre 2 nga rastet kanë qenë me fatalite, 44 me të lënduar si dhe 65 tjerat me dëme materiale/GJILANI INFO/


