Një person nga Vitia ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pasi që është goditur nga një plumb qorr.
Ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se prej nga I ka ardhur plumbi, ndërkohë që policia ka nisur hetime.
“Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjilan si pasojë e një plage që sipas viktimës e ka mare nga një plumb qorr që nuk e di nga ka ardhur. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Gjilani Info/


