Statistikat e përgjithshme të nxjerrura në pah prej raporti të Policisë së Kosovës të 24 orëve, sjellin në dukje faktin se në teritorin e vendit kanë ndodhur jo më pak se 120 aksidente trafiku.
Njoftohet se prej tyre 37 syresh të kenë qenë me lëndime, kurse 83 vetëm me pasoja material.
Ndërkaq, kur është fjala për tiketat e trafikut rrugor për ngasësit e automjeteve, që kanë ra ndesh me dispozitat ligjore dhe rregullat në trafik, bëhet e ditur se janë shqiptue 2 mijë e 339 tiketa./GJILANI INFO/


