Statistikat policore nga raporti i fundit prej 24 orëve, bëjnë të ditur se në tërë territorin e Kosovës janë shqiptuar 2 mijë e 46 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve që kanë nuk respektuar rregullat e trafikut rrugor dhe që kanë ra ndesh me ligjin.
Policia e vendit, ka njoftuar edhe për 119 aksidente trafiku, që kanë ndodhur gjatë të njejtës periudhë kohore, ku në 44 prej rasteve kishte lëndime, kurse 75 aksidentet tjera u karakterizuan me dëme material.
Nga i njejti raport, mësohet se janë arrestuar 29 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/


