“Asfaltimi i kësaj rruge edhe pse ishte kërkesë e kahmotshme, kishte mbetur për kohë të gjatë e papërfillur, kurse ne po jemi duke e përfunduar”, ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Ai thotë se vlera e këtij investimi kap vlerën e 193,040 eurove.
Rahimaj premton se do të kenë Investime cep më cep, e gjithnjë me tempo tjetër pune.
“Ne nuk do të ndalemi, e projekte të shumta po vijnë~, ka thënë ai./GJILANI INFO/


