Familjet nevojtare në Komunën e Kamenicës nuk janë të harruara, sepse me to solidarizohen qytetarë e donatorë të kësaj komuneje, duke qenë afër tyre.
Së fundi, qytetari Qenan Rexhepaj nga Kopernica e Kamenicës, i cili punon në Zvicër në firmën “REX KURIER”, ka dhuruar 1 mijë kilogram miell për nevoja të qytetarëve.
Kjo sasi e miellit është pranuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Kamenicë, përmes të cilit edhe do të shpërndahet për nevojat përkatëse.
Kreu i Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina, ka falenderuar donatorin në emër të familjeve përfituese./GJILANI INFO/


