Fermerët në vazhdimësi po vizitohen nga Bajram Isufi , Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, i cili nga afër po njoftohen me veprimtaritë e tyre në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit.
Kësaj here [shtë vizituar Vebi Halili nga fshati Malishevë, fermer ky i përkushtuar ndaj veprimtarisë për kultivimin e frutave të imta.
Vebiu ishe pjesëtar i FSK, kurse tashmë në pension.
Ky fermer punon një sipërfaqe toke totale prej 18 hektarësh, ndër të cilat mbi 10 ha me grurë, 6 ha me misër , 0.52 ha me qepë, 0.28 ha me kumbull dhe 0.63 ha me mjedër.
Gjatë vizitës Dretori Isufi është shoqëruar edhe nga Nagipi i cili pas pensionimit nga FSK-ja, po merret me bujqësi./GJILANI INFO/





