Krytari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina si dhe stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar fermerin Elhami Morina e që është fermeri me sipërfaqen më të madhe të mbjellur me grurë në komunën tonë, me gjithsej 35 hektarë.
“Edhe këtë vit rendimentet e grurit janë më të larta”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai githashtu ka uruar për të gjithë fermerët, vit të bereqetshëm e të palodhshëm./GJILANI INFO/



