Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë për mashtrim
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë për mashtrim

adminBy adminJune 12, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.A., për shkak të veprës penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri D.A., që nga data 24 dhjetor 2023 deri më datë 28 mars 2024, në vazhdimësi,  në biznesin e tij të emërtuar, “Albshkolla”, në Gjilan, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, i ka vënë në lajthim të dëmtuarit I.K, L.H., V.M., F.O., J.S., Y.B., A.V., M.A., R.A., N.S., A.R., duke i mashtruar dhe nxitur që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që i njëjti ka hapur një shkollë të rreme online të quajtur “Albshkolla”, duke punësuar të dëmtuarit si mësimdhënës dhe pozita të tjera, me të cilët ka nënshkruar kontrata me kohë të caktuar dhe ka premtuar paga nga 400 euro deri në 1,000 euro, ku të dëmtuarit, duke rënë pre e mashtrimit, kanë filluar punën, duke dhënë shërbim secili në pozitën dhe rolin e tij, mirëpo i njëjti për këto shërbime nuk i ka paguar.

Po ashtu i njëjti gjatë muajit shkurt 2024, nga e dëmtuara Y.B., ka marrë një pllakë të arit kinse për t’ia rregulluar, të cilën më nuk ia ka kthyer, e po ashtu përmes platformës së tij të rreme ka nxitur persona të tjerë të paguajnë shumën prej 12 euro, në llogarinë e tij ‘’Albshkolla’’ për shërbime online, e që ky shërbim nuk iu ishte ofruar asnjëherë.

Për këto veprime, i pandehuri D.A., ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën me kërkesë të prokurorisë gjendet nën masën e paraburgimit, njofton Prokuroria e Gjilanit./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026

Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku

October 9, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.