Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Dega e AAK-së në Gjilan ka shënuar përvjetorin e 24-të, pjesëmarrës ishte edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj
Lajme Lokale

Dega e AAK-së në Gjilan ka shënuar përvjetorin e 24-të, pjesëmarrës ishte edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

adminBy adminMay 16, 2024Updated:May 16, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
“Sa isha Kryeministër, Gjilani kishte vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, vëmendje të merituar, që nuk e kishte pasur në qeveritë paraprake”, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Gjilan, ku subjekti që drejton, dega e Gjilanit, ka shënuar 24-vjetorin e themelimit.

“Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së Aleancës në Gjilan, degës së parë në nivel vendi, bashkë me kryetarin, Nazim Gagica dhe kolegë tjerë, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame, ku u pritëm nga Naim Aliu me bashkëpunëtorë të cilët i falënderuam përzemërsisht për bashkëpunimin e sinqertë, për kontributin e dhënë ndër vite dhe rolin e tyre në shoqëri”, ka  thënë me Haradinaj.

Tutje tha se në selinë e Aleancës në Gjilan, po mirëpritën dhjetëra anëtarë të rinj të cilët u bashkuan në familjen politike të AAK-së, e cila është shndërruar në adresë serioze për njerëzit që duan të japin kontributin e tyre për Gjilanin e për Kosovën. Aleanca është subjekti më serioz për përparimin ekonomik të vendit dhe integrimit euroatlantik.

“Në fund të ditës, kisha nderin të ndaj mirënjohje për kryesinë e Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-a, të cilët në rrethana jashtëzakonisht të vështira për shqiptarët, kishin vendosur të krijonin organizimin paralel të sportit në kohën e okupimit. Shpirti atdhedashës i tyre, kishte kapërcyer edhe ato që dukeshin të pamundura. Lidhja e Sporteve ishte më shumë se sport, ishte për kombin, për lirinë e Kosovës”, ka thënë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mirënjohës ndaj atyre që aderuan por edhe të sportistëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në sferën e sportit, gjatë viteve të 90-ta, janë treguar edhe kreu i degës së AAK-së, Nazim Gagica, ish komandanti i Zonës së Karadakut të UÇK-së, ish ministri e deputeti, Ahmet isufi si dhe zyrtarë të tjerë të AAK-së, së Gjilanit.

“Hapësira për veprim në Aleanca nuk ka munguar asnjëherë, nuk do të mungoj as tani. Ardhjet e reja na fuqizojnë dhe na bëjnë subjekt politik të fortë dhe të gatshëm për me i dhënë Gjilanit qeverisje të cilën e meriton dhe e cila i ka munguar”, ka thënë Gagica.

Ai theksoi se bashkë me kryetarin Haradinaj, struktura të degës, deputetë e zyrtarë të Aleancës nga niveli qendror, nderuan me mirënjohje anëtarët e kryesisë së Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-a, vite këto të rënda për shqiptarët. Kontributi i tyre për sportin dhe për çështjen kombëtare është i pazëvendësueshëm.

Tutje Gagica ka thënë se ndarja e mirënjohjeve për ta është nder për neve dhe se janë mirënjohës ndaj kryesisë e ndaj secilit sportist dhe sportiste që ishin pjesë e sportit në kohën e regjimit, atëherë kur gjithçka ishte e rëndë.

“Me kryetarin Haradinaj u mirëpritëm nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Naim Aliu me bashkëpunëtorë. E falenderuam për bashkëpunimin dhe kontributin e tij dhe të BIK-ut dhënë ndër vite për komunitetin dhe përgjithësisht për Gjilanin. Bashkëpunimi ynë është tradicional, i sinqertë dhe i tillë do të mbetet. Urime Aleancë 24-vjetorit i themelimit”, ka thënë kryetari i Degës së AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.